Law

ON GUARANTEEING OCCUPATIONAL SAFETY FOR PRESSURE EQUIPMENT

Law no. 8739, dated 12 February 2001, issued by Assembly of Albania. The archive holds 2 acts changing it, the latest dated 14 February 2013.

Number
8739
Date of adoption
12 February 2001
Published in the Official Journal
no. 7, 16 March 2001
Enters into force
31 March 2001
Official text
Official Publications Centre

Opening of the text

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 7, datë 2001-03-16

LIGJ

Nr.8739, datë 12.2.2001

PËR GARANTIMIN E SIGURISË SË PUNËS TË PAJISJEVE NËN PRESION

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

Objekti i këtij ligji është përcaktimi i parimeve të përgjithshme që rregullojnë garantimin e sigurisë së njerëzve, kafshëve shtëpiake ose vlerave materiale nga rreziqet e shfryrjeve dhe të shpërthimeve të shkaktuara nga pajisjet nën presion.

Neni 2

Përkufizime

Në zbatim të këtij ligji, termat e mëposhtme kanë këto kuptime:

1. “Enët e thjeshta nën presion” kuptohen enët e salduara, të përcaktuara të mbajnë ajër ose azot dhe të mos i ekspozohen flakës.

2. “Futja në treg” kuptohet livrimi ose vënia në dispozicion të të tretëve të pajisjeve nën presion.

3. “Inspektorat i përdoruesve” kuptohet një trup inspektimi i miratuar nga IPNP-ja dhe i autorizuar nga Ministri përkatës, që kryen detyrat e përcaktuara në aktet nënligjore të nenit 3 të këtij ligji.

4. “IPNP” kuptohet Inspektorati i Pajisjeve nën Presion.

5. “Kontroll teknik” kuptohet inspektimi i organizuar në periudhë të caktuar kohe dhe kur është e nevojshme jashtë këtyre periudhave për verifikimin e plotësimit të kërkesave thelbësore të sigurisë.

6. “Pajisje nën presion stacionare” kuptohen enët, tubacionet, aksesorët e sigurisë dhe aksesorët nën presion.

The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.

Acts that change it

  1. 14 November 2002 · 8970 · Për një ndryshim në ligjin nr. 8739, datë 12.2.2001 “Për garantimin e sigurisë së punës të pajisjeve nën presion”
  2. 14 February 2013 · 85/2013 · Për shfuqizimin e ligjit nr. 8739, datë 12.2.2001 “Për garantimin e sigurisë së punës të pajisjeve nën presion”, të ndryshuar

Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.