On Plant Breeder’s Rights
Law no. 8880, dated 15 April 2002, issued by Assembly of Albania. The archive holds 1 act changing it, the latest dated 14 February 2013.
- Number
- 8880
- Date of adoption
- 15 April 2002
- Published in the Official Journal
- no. 15, 13 May 2002
- Enters into force
- 28 May 2002
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 15, datë 2002-05-13
LIGJ
Nr. 8880, datë 15.4.2002
PËR TË DREJTAT E SELEKSIONERIT TË BIMËVE
Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është mbrojtja e të drejtave të personave që seleksionojnë, zbulojnë dhe zhvillojnë varietete të reja bimore.
Neni 2
Subjekte të zbatimit të ligjit
Kushtet e këtij ligji janë të zbatueshme për personat juridikë dhe fizikë, shtetas shqiptarë ose të huaj dhe për personat juridikë dhe fizikë, që janë shtetas:
a) të palëve kontraktuese ose të shteteve që janë palë në traktatet dhe konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e varieteteve të bimëve, në të cilat është palë edhe Republika e Shqipërisë;
b) të shteteve që zbatojnë parimin e reciprocitetit.
Neni 3
Përkufizime
Për qëllimet e këtij ligji:
1. “Seleksioner” nënkupton personin fizik ose juridik, si dhe çdo punëmarrës që ka seleksionuar, zbuluar dhe zhvilluar një varietet të ri bimor.
2. “E drejta e seleksionerit” nënkupton të drejtën që i jep ky ligj seleksionerit për varietetin e ri, të zbuluar, të krijuar e të zhvilluar prej tij, si dhe të drejtat e pasuesit në titull.
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Acts that change it
- 14 February 2013 · 68/2013 · Për disa ndryshime në ligjin nr. 8880, datë 15.4.2002 “Për të drejtat e seleksionerit të bimëve”, të ndryshuar
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.