Law

On the Organization and Functioning of Investigative Commissions of the Assembly

Law no. 8891, dated 2 May 2002, issued by Assembly of Albania. The archive holds 2 acts changing it, the latest dated 28 January 2026.

Number
8891
Date of adoption
2 May 2002
Published in the Official Journal
no. 19, 28 May 2002
Enters into force
12 June 2002
Official text
Official Publications Centre

Opening of the text

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 19, datë 2002-05-28

LIGJ

Nr. 8891, datë 2.5.2002

PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KOMISIONEVE HETIMORE TË KUVENDIT

Në mbështetje të neneve 77 pika 3, 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetësh,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti i ligjit

Ky ligj rregullon mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të komisioneve hetimore të Kuvendit, sipas parimeve të parashikuara në nenin 77 të Kushtetutës.

Neni 2

Përkufizime

Në kuptim të këtij ligji, me termat e mëposhtëm do të kuptohet:

1. “Komision” do të thotë komision hetimor i Kuvendit, i ngritur sipas rregullave të këtij ligji.

2. “Dëshmitar” është personi i thirrur nga komisioni për të dëshmuar mbi ngjarjet dhe faktet që ai/ajo di, në lidhje me çështjen objekt hetimi.

3. “Hetime” janë veprimet procedurale që ndërmerren nga komisioni për të sqaruar një çështje të veçantë, por pa marrë të pandehur dhe pa ngritur akuzë penale.

4. “Provë” është çdo e dhënë, dëshmi, dokument apo fakt që shërben në nxjerrjen e konkluzioneve të hetimit dhe që merret sipas rregullave të këtij ligji.

5. “Ekspertët” janë persona që për shkak të njohurive profesionale thirren nga komisionet për të bërë akte ekspertimi mbi ngjarje apo dokumente që lidhen me hetimin. Statusi i tyre është i njëjtë me atë të parashikuar në Kodin e Procedurës Penale.

The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.

Acts that change it

  1. 21 December 2023 · 106/2023 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8891, datë 2.5.2002, “Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”
  2. 28 January 2026 · 14/2026 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8891, datë 2.5.2002, “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”, i ndryshuar

Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.