Law

On the Protection of Air from Pollution

Law no. 8897, dated 16 May 2002, issued by Assembly of Albania. The archive holds 2 acts changing it, the latest dated 14 February 2013.

Number
8897
Date of adoption
16 May 2002
Published in the Official Journal
no. 26, 18 June 2002
Enters into force
3 July 2002
Official text
Official Publications Centre

Opening of the text

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 26, datë 2002-06-18

LIGJ

Nr. 8897, datë 16.5.2002

PËR MBROJTJEN E AJRIT NGA NDOTJA

Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

Ky ligj ka për qëllim të garantojë të drejtën e shtetasve për të jetuar në një mjedis me ajër të pastër, duke mbrojtur shëndetin e njeriut, faunën, florën dhe vlerat natyrore e kulturore të mjedisit shqiptar nga ndotja e ajrit.

Neni 2

Përkufizime

Në kuptim të këtij ligji:

1. “Ajri” është ajri i jashtëm, i troposferës, që nuk përfshin ajrin në vendet e punës.

2. “Ndotës” është çdo substancë e lëngët, e ngurtë ose e gaztë, që ndryshon cilësinë ajrit.

3. “Treguesi mjedisor” është treguesi që jep të dhëna për një dukuri mjedisore, duke e bërë atë të perceptueshme nëpërmjet vlerës numerike, matjes dhe komunikimit, nga ku:

a) “Treguesi mjedisor i gjendjes së ajrit” është treguesi që jep të dhëna për cilësinë e ajrit;

b) “Treguesi mjedisor i trysnisë në ajër” është e treguesi që jep të dhëna për trysnitë që ushtrojnë në ajër burimet e ndotjes.

4. “Gjendje smogu” është ndotja e tejskajshme e atmosferës, kur niveli i ndotjes tejkalon ndjeshëm normat e cilësisë së ajrit.

5. “Monitorimi” është procesi që realizon vlerësimin sistematik të treguesve mjedisorë.

6. “Burim ekzistues i ndotjes” është veprimtaria që ka filluar përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji.

The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.

Acts that change it

  1. 15 April 2010 · 10266 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8897, datë 16.5.2002 “Për mbrojtjen e ajrit nga ndotja”
  2. 14 February 2013 · 28/2013 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8897, datë 16.5.2002 “Për mbrojtjen e ajrit nga ndotja”, të ndryshuar

Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.