Ligj

Për falimentimin

Ligji nr. 8901, datë 23 maj 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 19 maj 2008.

Numri
8901
Data e miratimit
23 maj 2002
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 31, 3 korrik 2002
Hyn në fuqi
1 tetor 2002
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 31, datë 2002-07-03

LIGJ

Nr.8901, datë 23.5.2002

PËR FALIMENTIMIN

Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

PJESA E PARË

PARIME TË PROCEDURËS SË FALIMENTIMIT

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti i ligjit

Ky ligj ka për objekt të caktojë rregulla të detyrueshme, të njëjta dhe të barabarta për shlyerjen e detyrimeve të debitorëve në një procedurë falimentimi.

Neni 2

Qëllimi i procedurës së falimentimit

1. Procedura e falimentimit ka qëllim të shlyejë, në mënyrë kolektive, detyrimet e debitorit nëpërmjet likuidimit të të gjitha pasurive të tij dhe shpërndarjes së të ardhurave, ose, në rastin e një plani riorganizimi, nëpërmjet arritjes së një marrëveshjeje tjetër, me synim kryesor ruajtjen e veprimtarisë së tij.

2. Çdo debitori të ndershëm, nëpërmjet procedurës së falimentimit, i jepet mundësia të shkarkohet nga pjesa e mbetur e detyrimeve.

Neni 3

Gjykata e rrethit gjyqësor në cilësinë e seksionit tregtar të gjykatës së rrethit

1. Realizimi i procedurave të falimentimit është detyrë e seksioneve tregtare të gjykatës së rrethit (gjykata e falimentimit).

2. Shqyrtimi i çështjeve dhe marrja e vendimeve për procedurën e falimentimit bëhet nga një gjyqtar i vetëm.

Neni 4

Përgjegjësia territoriale

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 19 maj 2008 · 9919 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8901, datë 23.5.2002 "Për falimentimin"

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.