Ligj

Për ratifikimin e “Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjella”

Ligji nr. 8902, datë 23 maj 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8902
Data e miratimit
23 maj 2002
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 26, 18 qershor 2002
Hyn në fuqi
3 korrik 2002
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 26, datë 2002-06-18

LIGJ

Nr. 8902, datë 23.5.2002

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SELISË SË SHENJTË PËR RREGULLIMIN E MARRËDHËNIEVE TË NDËRSJELLA”

Në mbështetje të neneve 10 pika 5, 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjella”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr. 3371, datë 14.6.2002 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani

MARRËVESHJE

NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SELISË SË SHENJTË

PËR RREGULLIMIN E MARRËDHËNIEVE RECIPROKE

Republika e Shqipërisë dhe Selia e Shenjtë, duke pasur dëshirën e përbashkët për të forcuar dhe zhvilluar, në frymën e miqësisë, marrëdhëniet ekzistuese midis tyre,

dhe me qëllimin për të rregulluar përmes një marrëveshjeje të përbashkët statusin juridik të Kishës Katolike në Shqipëri,

bien dakord si më poshtë:

Neni 1

Republika e Shqipërisë garanton lirinë për të shpallur dhe praktikuar në publik Fenë Katolike.

Kisha Katolike në Shqipëri ka të drejtë të organizohet dhe të plotësojë misionin e saj.

Neni 2

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.