Për disa ndryshime në ligjin nr.8308, datë 18.3.1998 “Për transportet rrugore”
Ligji nr. 8908, datë 6 qershor 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8908
- Data e miratimit
- 6 qershor 2002
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 29, 26 qershor 2002
- Hyn në fuqi
- 11 korrik 2002
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 29, datë 2002-06-26
LIGJ
Nr. 8908, datë 6.6.2002
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8308, DATË 18.3.1998 “PËR TRANSPORTET
RRUGORE”
Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e deputetit
Arben Malaj,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.8308, datë 18.3.1998 “Për transportet rrugore” bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Në nenin 35, rreshti i parë ndryshohet si më poshtë:
“Licenca për shërbimin taksi jepet nga kryetari i bashkisë ose i komunës përkatëse”.
Neni 2
Në nenin 36, paragrafi i dytë rreshti i parë, pas fjalëve “Këshilli i bashkisë” shtohen fjalët “dhe
këshilli i komunës” .
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr. 3374, datë 24.6.2002 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep
Meidani
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.