Për disa ndryshime në ligjin nr.7665, datë 21.1.1993 “Për zhvillimin e zonave që kanë përparësi turizmin” me ndryshimet përkatëse
Ligji nr. 8904, datë 6 qershor 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8904
- Data e miratimit
- 6 qershor 2002
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 28, 22 qershor 2002
- Hyn në fuqi
- 7 korrik 2002
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 28, datë 2002-06-22
L I G J
Nr. 8904, datë 6.6.2002
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7665, DATË 21.1.1993 “PËR ZHVILLIMIN E ZONAVE QË KANË PËRPARËSI TURIZMIN” ME NDRYSHIMET PËRKATËSE
Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.7665, datë 21.1.1993 “Për zhvillimin e zonave që kanë përparësi turizmin” me ndryshimet përkatëse, bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Në nenin 4:
1. Paragrafi i parë dhe i tretë shfuqizohen.
2. Paragrafi i dytë ndryshohet si më poshtë:
“Krijohet Këshilli i Zhvillimit të Turizmit, si organ ndërministror. Përbërja, funksionet, detyrat, përgjegjësitë dhe organizimi i brendshëm miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”.
Neni 2
Në të gjitha nenet e ligjit nr.7665, datë 21.1.1993 “Për zhvillimin e zonave që kanë përparësi turizmin” me ndryshimet përkatëse, bëhen këto zëvendësime:
1. Fjalët “Komiteti për Zhvillimin e Turizmit” zëvendësohen me fjalët “Ministria e Rregullimit të Territorit dhe Turizmit”.
2. Fjalët “Këshilli i Politikave të Zhvillimit të Turizmit” zëvendësohen me fjalët “Këshilli i Zhvillimit të Turizmit”.
3. Fjalët “Kryetari i Komitetit të Zhvillimit të Turizmit” zëvendësohen me fjalët “Ministri i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit”.
Neni 3
Çdo akt ligjor dhe nënligjor që bie në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji shfuqizohet.
Neni 4
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.