Për zonat e mbrojtura
Ligji nr. 8906, datë 6 qershor 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 31 janar 2008.
- Numri
- 8906
- Data e miratimit
- 6 qershor 2002
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 29, 26 qershor 2002
- Hyn në fuqi
- 11 korrik 2002
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 29, datë 2002-06-26
LIGJ
Nr. 8906, datë 6.6.2002
PËR ZONAT E MBROJTURA
Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Objekti i ligjit
Ky ligj ka për objekt shpalljen, ruajtjen, administrimin, menaxhimin dhe përdorimin e qëndrueshëm të zonave të mbrojtura dhe të burimeve natyrore e biologjike të tyre; lehtësimin e kushteve për zhvillimin e turizmit mjedisor; për informimin dhe edukimin e publikut dhe për përfitime ekonomike, të drejtpërdrejta dhe të tërthorta, nga popullsia vendore, nga sektori publik dhe privat.
Neni 2
Qëllimi i ligjit
1. Qëllimi i këtij ligji është të sigurojë mbrojtje të veçantë të përbërësve të rëndësishëm të rezervave natyrore, të biodiversitetit dhe të natyrës, në tërësi, nëpërmjet krijimit të zonave të mbrojtura.
2. Zonat e mbrojtura krijohen për të siguruar ruajtjen dhe ripërtëritjen e habitateve natyrore, të llojeve, të rezervave dhe të peizazheve natyrore.
3. Ky ligj rregullon mbrojtjen e 6 kategorive të zonave të mbrojtura, që zbatohen në territorin e Republikës së Shqipërisë. Kategorizimi i zonave, statusi dhe niveli i mbrojtjes për secilën zonë mbështetet në kriteret e Qendrës Botërore të Ruajtjes së Natyrës (IUCN).
Neni 3
Përcaktimi i termave
Në kuptim të këtij ligji:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 31 janar 2008 · 9868 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8906, DATË 6.6.2002 “PËR ZONAT E MBROJTURA”
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.