Për funksionimin e Institutit Gjeografik Ushtarak të Shqipërisë
Ligji nr. 8907, datë 6 qershor 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8907
- Data e miratimit
- 6 qershor 2002
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 32, 4 korrik 2002
- Hyn në fuqi
- 19 korrik 2002
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 32, datë 2002-07-04
L I G J
Nr. 8907, datë 6.6.2002
PËR FUNKSIONIMIN E INSTITUTIT GJEOGRAFIK USHTARAK TË SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Objekti dhe misioni
Objekt i këtij ligji është përcaktimi i detyrave, i pozicionit shkencor dhe prodhues të Institutit Gjeografik Ushtarak të Shqipërisë, si institucion shtetëror dhe agjenci hartografike kombëtare për gjeodezinë dhe hartografinë shqiptare.
Instituti ka si mision mbështetjen gjeografike të veprimeve ushtarake të Forcave të Armatosura.
Neni 2
Përkufizimet
Në kuptim të këtij ligji:
1. “Gjeodezi” nënkupton shkencën që studion trajtën e tokës dhe përmasat e saj.
2. “Hartografi” nënkupton shkencën që merret me hartimin e hartave.
3. “Gjeografik” ka të bëjë me gjeografinë dhe dukuritë që janë objekt i saj.
4. “Rrjeti gjeodezik” nënkupton tërësinë e pikave të përcaktuara me koordinata në sipërfaqen e tokës në një sistem koordinativ të caktuar. Këtu përfshihen rrjeti i pikave të kontrollit horizontal dhe rrjeti i nivelimit.
5. “Përgatitja gjeografike” nënkupton grumbullimin e të dhënave për elementet e mjedisit biofizik dhe social, me dukuritë e tyre në hapësirë.
6. “Astronomi” nënkupton shkencën që merret me studimin e trupave qiellorë dhe me ligjet e lëvizjes së tyre.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.