Për mbrojtjen e mjedisit detar nga ndotja dhe dëmtimi
Ligji nr. 8905, datë 6 qershor 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 14 shkurt 2013.
- Numri
- 8905
- Data e miratimit
- 6 qershor 2002
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 29, 26 qershor 2002
- Hyn në fuqi
- 11 korrik 2002
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 29, datë 2002-06-26
L I GJ
Nr. 8905, datë 6.6.2002
PËR MBROJTJEN E MJEDISIT DETAR NGA NDOTJA DHE DËMTIMI
Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj ka për qëllim mbrojtjen e mjedisit detar të Republikës së Shqipërisë nga ndotjet e dëmtimet, parandalimin dhe shmangien e tyre, të shkaktuara nga veprimtaritë njerëzore në det e në zonën bregdetare, të cilat prishin cilësinë e ujit, dëmtojnë burimet e detit e të bregdetit, rrezikojnë faunën dhe florën, kërcënojnë shëndetin e njeriut, si dhe vështirësojnë zhvillimin normal të veprimtarive në këtë mjedis.
Neni 2
Përkufizime
Në kuptim të këtij ligji:
1. “Mjedisi detar” është hapësira detare e Republikës së Shqipërisë, së bashku me faunën dhe florën, pasuritë e ujit, të sipërfaqes së fundit të detit dhe të nëntokës së tij, duke përfshirë edhe vijën bregdetare, plazhet, portet, radat dhe territoret tokësore të tyre, lagunat, grykëderdhjet e lumenjve, liqenet e vijës së ujit, që komunikojnë me detin.
2. “Burimet e detit dhe të bregdetit” janë të gjitha pasuritë minerare, llojshmëria biologjike, gjetjet arkeologjike, paleontologjike, që ndodhen në mjedisin detar.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 14 shkurt 2013 · 30/2013 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8905, datë 6.6.2002 “Për mbrojtjen e mjedisit detar nga ndotja dhe dëmtimi”, të ndryshuar
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.