Ligj

Për ratifikimin e “Konventës nr. 174 “Parandalimi i aksidenteve të rënda në industri, 1993”” të Organizatës Ndërkombëtare të Punës

Ligji nr. 8921, datë 11 korrik 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8921
Data e miratimit
11 korrik 2002
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 40, 25 korrik 2002
Hyn në fuqi
9 gusht 2002
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 40, datë 2002-07-25

LIGJ

Nr.8921, datë 11.7.2002

PËR RATIFIKIMIN E “KONVENTËS NR. 174 “PARANDALIMI I AKSIDENTEVE TË RËNDA NË INDUSTRI, 1993”” TË ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË PUNËS

Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Konventa nr. 174 “Parandalimi i aksidenteve të rënda në industri, 1993”” e Organizatës Ndërkombëtare të Punës.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr. 3412, datë 22.7.2002 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani

C 174: KONVENTA PËR PARANDALIMIN E AKSIDENTEVE

TË RËNDA NË INDUSTRI

Konventa në lidhje me Parandalimin e Aksidenteve të Rënda në Industri

(Shënime: data e hyrjes në fuqi: 3.1.1997)

Konventa: C 174

Vendi: Gjenevë

Sesioni i Konferencës: 80

Data e miratimit: 22.6.1993

Shih ratifikimet për këtë Konventë

Dokumenti është paraqitur në: frëngjisht, spanjisht

Konferenca e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare të Punës,

E thirrur në Gjenevë nga Organi Drejtues i Zyrës Ndërkombëtare të Punës, në sesionin e saj të 80-të, më 2 qershor 1993,

Duke parë konventat dhe rekomandimet përkatëse ndërkombëtare të punës, veçanërisht, Konventën dhe Rekomandimet për Shëndetin dhe Sigurimin në Punë, 1981, Konventën e Rekomandimet për Kimikatet, 1990, duke theksuar nevojën e një qëndrimi global të përbashkët, dhe

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.