Për ratifikimin e “Konventës financiare ndërmjet Qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe Mediocredito Centrale, Itali, për financimin e importit të energjisë elektrike”
Ligji nr. 8923, datë 22 korrik 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8923
- Data e miratimit
- 22 korrik 2002
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 47, 10 gusht 2002
- Hyn në fuqi
- 25 gusht 2002
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 47, datë 2002-08-10
LIGJ
Nr. 8923, datë 22.7.2002
PËR RATIFIKIMIN E “KONVENTËS FINANCIARE NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE MEDIOCREDITO CENTRALE, ITALI, PËR FINANCIMIN E IMPORTIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE”
Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Konventa financiare ndërmjet Qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe Mediocredito Centrale, Itali, për financimin e importit të energjisë elektrike”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr. 3422, datë 7.8.2002 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani
KONVENTË
FINANCIARE NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE MEDIOCREDITO CENTRALE, INSTITUTI QENDROR PËR KREDINË AFATMESME S.P.A.
Në përputhje me nenin 6 të ligjit nr. 49, datë 26.2.1987 të Republikës Italiane ndërmjet:
- Qeverisë së Republikës të Shqipërisë (që tani e tutje i quajtur Huamarrësi), duke vepruar nëpërmjet Ministrisë së Financave, përfaqësuar nga Ministri i Financave z. Kastriot Islami, nga njëra anë; dhe
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.