Ligj

Për ratifikimin e “Marrëveshjes së kredisë ndërmjet Qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA) për mbështetjen për rikonstruktimin e sektorit financiar (FSAC)”

Ligji nr. 8924, datë 22 korrik 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8924
Data e miratimit
22 korrik 2002
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 47, 10 gusht 2002
Hyn në fuqi
25 gusht 2002
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 47, datë 2002-08-10

LIGJ

Nr. 8924, datë 22.7.2002

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË KREDISË NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE SHOQATËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM (IDA) PËR MBËSHTETJEN PËR RIKONSTRUKTIMIN E SEKTORIT FINANCIAR (FSAC)”

Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja e kredisë ndërmjet Qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA) për mbështetjen për rikonstruktimin e sektorit financiar (FSAC)”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr. 3420, datë 7.8.2002 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu

MARRËVESHJA

E KREDISË SË ZHVILLIMIT

MARRËVESHJA e datës 26.6.2002, midis Republikës së Shqipërisë

(Huamarrrësi) dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (Shoqata)

Ndërsa :(A). Shoqata ka marrë një letër të datës 23.5.2002, Letra e Politikave të Zhvillimit nga Huamarrësi, që përshkruan programin e veprimeve, objektivat dhe politikat për të arritur rregullimin strukturor të sektorit financiar të ekonomisë së Huamarrësit nga vendi i (Programit), duke deklaruar angazhimin e Huamarrësit për ekzekutimin e programit dhe duke kërkuar asistencë nga Shoqata për të mbështetur këtë Program gjatë ekzekutimit të tij dhe prandaj;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.