Ligj

Për formën dhe përmasat e Flamurit Kombëtar, përmbajtjen e Himnit Kombëtar, formën dhe përmasat e Stemës së Republikës së Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre

Ligji nr. 8926, datë 22 korrik 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 8 shtator 2022.

Numri
8926
Data e miratimit
22 korrik 2002
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 48, 10 gusht 2002
Hyn në fuqi
25 gusht 2002
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 48, datë 2002-08-10

L I G J

Nr.8926, datë 22.7.2002

PËR FORMËN DHE PËRMASAT E FLAMURIT KOMBËTAR, PËRMBAJTJEN E

HIMNIT KOMBËTAR, FORMËN DHE PËRMASAT E STEMËS SË REPUBLIKËS TË

SHQIPËRISË DHE MËNYRËN E PËRDORIMIT TË TYRE

Në mbështetje të neneve 14, 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kush tetutës, me propozimin e

Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Objekti

Ky ligj përcakton formën dhe për masat e flamurit kombëtar, përm bajtjen e himnit

kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës të Shqipë risë dhe mënyrën e përdorimit

të tyre.

Neni 2

Përkufizime

1. Flamuri kombëtar dhe himni kombëtar janë simbole kombëtare.

2. Stema e Republikës së Shqipërisë është simbol shtetëror.

Neni 3

Format dhe përmasat e flamurit kombëtar

1. Flamuri kombëtar paraqet një fushë me ngjyrë të kuqe gjaku, me një shqiponjë të zezë

dykrenore në mes, me krahë të hapur anash. Secili nga krahët e shqiponjës ka nëntë pendë, ndërsa

bishti ka shtatë pendë.

2. Përmasat e flamurit kombëtar përcaktohen në raportin 1 me 1,4 njësi.

3. Pamja e flamurit kombëtar, fortësia e ngjyrave të tij dhe ra portet janë ato të

përcaktuara në shtojcën nr.1, që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Neni 4

Përdorimi i flamurit kombëtar

1. Çdo shtetas shqiptar ka të drejtë të mbajë, të ngrejë ose të përdorë flamurin kombëtar.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 8 shtator 2022 · 63/2022 · Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 11, datë 29.7.2022 “Për disa shtesa në ligjin nr. 8926, datë 22.7.2002, 'Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës së Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre"'

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.