Ligj

Për dërgimin e një force ushtarake shqiptare në Afganistan, në kuadër të koalicionit ndërkombëtar kundër terrorizmit

Ligji nr. 8932, datë 25 korrik 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 3 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 30 tetor 2008.

Numri
8932
Data e miratimit
25 korrik 2002
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 47, 10 gusht 2002
Hyn në fuqi
10 gusht 2002
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 47, datë 2002-08-10

LIGJ

Nr. 8932, datë 25.7.2002

PËR DËRGIMIN E NJË FORCE USHTARAKE SHQIPTARE NË AFGANISTAN, NË

KUADËR TË KOALICIONIT NDËRKOMBËTAR KUNDËR TERRORIZMIT

Në mbështetje të neneve 12 pika 3, 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 84 pika 4 të Kushtetutës, me

propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Dërgohet në Afganistan, si kontribut i Republikës së Shqipërisë , një togë e Batalionit Special

Komando të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të koalicionit

ndërkombëtar kundër terrorizmit.

Neni 2

Me vendim të Këshillit të Ministrave, ushtarakëve në përbërje të togës u përcaktohet gjatë

ditëve të misionit, përveç pagës mujore dhe vështirësisë së shërbimit, një shpërblim ditor, trajtim dhe

përballim të shpenzimeve për kompensimin e pasojave që vijnë për shkak të detyrës.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.

Shpallur me dekretin nr. 3426, datë 7.8.2002 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred

Moisiu

Aktet që e ndryshojnë

  1. 15 korrik 2004 · 9259 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8932, DATË 26.7.2002 “PËR DËRGIMIN E NJË FORCE USHTARAKE SHQIPTARE NË AFGANISTAN, NË KUADËR TË KOALICIONIT NDËRKOMBËTAR KUNDËR TERRORIZMIT”
  2. 7 qershor 2007 · 9752 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8932, DATË 26.7.2002 “PËR DËRGIMIN E NJË FORCE USHTARAKE SHQIPTARE NË AFGANISTAN, NË KUADËR TË KOALICIONIT NDËRKOMBËTAR KUNDËR TERRORIZMIT”, TË NDRYSHUAR
  3. 30 tetor 2008 · 10012 · PËR NJË NDRYSHIM DHE NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8932, DATË 25.7.2002 “PËR DËRGIMIN E NJË FORCE USHTARAKE SHQIPTARE NË AFGANISTAN, NË KUADËR TË KOALICIONIT NDËRKOMBËTAR KUNDËR TERRORIZMIT”, TË NDRYSHUAR

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.