Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, ndryshuar me ligjin nr.8384, datë 29.7.1998
Ligji nr. 8893, datë 25 korrik 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8893
- Data e miratimit
- 25 korrik 2002
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 47, 10 gusht 2002
- Hyn në fuqi
- 25 gusht 2002
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 47, datë 2002-08-10
LIGJ
Nr. 8893, datë 25.7.2002
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8269, DATË 23.12.1997 “PËR
BANKËN E SHQIPËRISË”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8384, DATË 29.7.1998
Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 161 të Kus htetutës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Në ligjin nr.8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, ndryshuar me ligjin nr.8384,
datë 29.7.1998, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në ligj emërtimi “Kuvendi Popullor” zëvendësohet me “Kuvendi”.
Neni 2
Në pjesën hyrëse të ligjit bëhet ndryshimi si më poshtë:
“Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 161 të Ku shtetutës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,”.
Neni 3
Në nenin 3 pika 4 shkronja “a”, pas fjalës “të zbatojë” dhe për para fjalës “politikën”, shtohet
shprehja:
“në mënyrë të pavarur”.
Neni 4
Në nenin 3 pika 4, pas shkronjës “dh” shtohet shkronja “e” me këtë përmbajtje:
“e) Të përdorë, në mënyrë të pavarur, instrumentet e politikës monetare për realizimin e
objektivit kryesor dhe të objektivave të politikës monetare.”.
Neni 5
Në nenin 44 pika 2, pas shkronjës “c” fjalia “Presidenti i Republikës emëron Guvernatorin e
Bankës së Shqipërisë, mbështetur në propozimin e Kryetarit të Këshillit të Ministrave” hiqet dhe
zëvendësohet me:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.