Ligj

Për ratifikimin e “Marrëveshjes së kredisë të zhvillimit ndërmjet Qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA) për kredinë për mbështetjen e reduktimit të varfërisë dhe të dokumenteve të lidhura me të”

Ligji nr. 8929, datë 25 korrik 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8929
Data e miratimit
25 korrik 2002
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 47, 10 gusht 2002
Hyn në fuqi
25 gusht 2002
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 47, datë 2002-08-10

LIGJ

Nr. 8929, datë 25.7.2002

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË KREDISË TË ZHVILLIMIT NDËRMJET

QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE SHOQATËS NDËRKOMBËTARE

PËR ZHVILLIM (IDA) PËR KREDINË PËR MBËSHTETJEN E REDUKTIMIT TË

VARFËRISË DHE TË DOKUMENTEVE TË LIDHURA ME TË”

Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 121 të Kus htetutës, me propozimin e

Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja e kredisë së zhvillimit ndërmjet Qeve risë së Republikës të

Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkomb ëtare për Zhvillim (IDA) për kredinë për mbështetjen e reduktimit

të varfërisë dhe të dokumenteve të lidhura me të”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr. 3432, datë 7.8.2002 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred

Moisiu

Nr. i Kredisë 3670 ALB

MARRËVESHJA

E KREDISË SË ZHVILLIMIT

KREDIA PËR MBËSHTETJEN E REDUKTIMIT TË VARFËRISË MIDIS SHQIPËRISË DHE

SHOQATËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM

Datë 26 qershor 2002

Marrëveshja e datës 26 qershor 2002 midis Republikës së Shqipër isë (Huamarrësi) dhe

Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (Shoqata).

Ndërsa (A) Shoqata ka marrë një letër të datës 7 maj 2002 (Letr a e Politikave të Zhvillimit)

nga Huamarrësi që përshkruan programin e veprimeve, objektivat dhe politikat për të çrrënjosur

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.