Ligj

Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në “Konventën për ndalimin ose kufizimin e përdorimit të armëve, të quajtura konvencionale, të cilat mund të shkaktojnë dëmtime të mëdha ose pasoja pa dallim”, Gjenevë, 10 tetor 1980, si dhe në protokollet shtesë të saj

Ligji nr. 8928, datë 25 korrik 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8928
Data e miratimit
25 korrik 2002
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 47, 10 gusht 2002
Hyn në fuqi
25 gusht 2002
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 47, datë 2002-08-10

LIGJ

Nr. 8928, datë 25.7.2002

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË “KONVENTËN PËR NDALIMIN OSE KUFIZIMIN E PËRDORIMIT TË ARMËVE, TË QUAJTURA KONVENCIONALE, TË CILAT MUND TË SHKAKTOJNË DËMTIME TË MËDHA OSE PASOJA PA DALLIM”, GJENEVË, 10 TETOR 1980, SI DHE NË PROTOKOLLET SHTESË TË SAJ

Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në “Konventën për ndalimin ose kufizimin e përdorimit të armëve, të quajtura konvencionale, të cilat mund të shkaktojnë dëmtime të mëdha ose pasoja pa dallim”, Gjenevë, 10 tetor 1980.

Neni 2

Republika e Shqipërisë aderon në protokollet shtesë të kësaj Konvente:

1. Protokolli I “Për ciflat e pazbulueshme”, Gjenevë, 10 tetor 1980.

2. Protokolli II “Për ndalimin ose kufizimin e përdorimit të minave, minave-kurthe dhe mjeteve të tjera shpërthyese”, Gjenevë, 10 tetor 1980, ndryshuar më 3 maj 1996.

3. Protokolli III “Për ndalimin ose kufizimin e përdorimit të armëve zjarrvënëse”, Gjenevë, 10 tetor 1980.

4. Protokolli IV “Për armët verbuese me rreze lazer”, Gjenevë, 10 tetor 1980, ndryshuar më 13 tetor 1995.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr. 3427, datë 7.8.2002 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu

KONVENTA

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.