Ligj

Për miratimin e strategjisë ushtarake të Republikës së Shqipërisë

Ligji nr. 8930, datë 25 korrik 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8930
Data e miratimit
25 korrik 2002
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 50, 15 gusht 2002
Hyn në fuqi
30 gusht 2002
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 50, datë 2002-08-15

LIGJ

Nr.8930, datë 25.7.2002

PËR MIRATIMIN E STRATEGJISË USHTARAKE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83 pika 1, 168 dhe 169 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Strategjia ushtarake e Republikës së Shqipërisë synon zhvillimin dhe shndërrimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në një forcë të vërtetë e të mirëstërvitur profesionalisht për të përballuar sfidat e sigurimit, të së tashmes e të së ardhmes, në interes të misionit të tyre kushtetues dhe të integrimit të vendit në strukturat euroatlantike.

Neni 2

Mbështetja dhe zbatimi i strategjisë ushtarake të Republikës së Shqipërisë është detyrim dhe përgjegjësi e të gjitha institucioneve qendrore e vendore që kanë detyrime në këtë dokument.

Neni 3

Miratohet strategjia ushtarake e Republikës së Shqipërisë, e cila i bashkëlidhet këtij ligji. Numri i autorizuar i personelit aktiv për kohë paqeje në Forcat e Armatosura të jetë 16 500 veta, ndërsa ai i personelit rezervë të jetë 20 000 veta.

Neni 4

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.