Për prefektin
Ligji nr. 8927, datë 25 korrik 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8927
- Data e miratimit
- 25 korrik 2002
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 47, 10 gusht 2002
- Hyn në fuqi
- 25 gusht 2002
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 47, datë 2002-08-10
LIGJ
Nr. 8927, datë 25.7.2002
PËR PREFEKTIN
Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 114 të Kus htetutës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi i ligjit
Ky ligj përcakton misionin e prefektit, si përfaqësues i Këshillit të Ministrave në qark, cilësinë
dhe kushtet për emërimin e tij dhe në mënyrë të veçantë përgjeg jësitë, detyrat dhe të drejtat e tij në
marrëdhëniet me administratën shtetërore dhe me organet e qeverisjes vendore që veprojnë në qark.
Neni 2
Përkufizime
1. “Institucione qendrore në nivel vendor”, në kuptim të këtij ligji, janë të gjitha institucionet
dhe strukturat e administratës publike të nivelit qendror të Këshillit të Ministrave, të ministrive dhe të
institucioneve qendrore që ato ka në në kompetencë, si dhe personat juridikë që sipas ligjit drejtohen
dhe administrohen prej tyre dhe që ushtrojnë veprimtarinë në njësitë administrative territoriale të
qarkut.
Me institucion qendror në nivel vendor, sipas paragrafit të parë të kësaj pike, nuk përfshihen
institucionet dhe strukturat e Forcave të Armatosura, të Polici së së Shtetit, të Shërbimit Informativ të
Shtetit dhe të organeve të tjera në rastet e parashikuara shprehimisht me ligj.
2. “Funksion publik”, sipas këtij ligji, nënkupton të qenit në administratën shtetërore, qendrore
ose vendore.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.