Ligj

Për mbrojtjen e mjedisit

Ligji nr. 8934, datë 5 shtator 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 8 shtator 2008.

Numri
8934
Data e miratimit
5 shtator 2002
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 60, 16 tetor 2002
Hyn në fuqi
31 tetor 2002
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 60, datë 2002-10-16

LIGJ

Nr. 8934, datë 5. 9.2002

PËR MBROJTJEN E MJEDISIT

Në mbështetje të neneve 59 shkronja “d” e pikës 1, 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi i ligjit

1. Ky ligj rregullon marrëdhëniet ndërmjet njeriut dhe mjedisit, mbron përbërësit e mjedisit dhe proceset mjedisore, siguron kushtet materiale për zhvillimin e qëndrueshëm, duke plotësuar kuadrin e nevojshëm për zbatimin e kërkesës kushtetuese për një mjedis ekologjikisht të pastër.

2. Ligji synon:

a) përdorimin racional të mjedisit dhe kufizimin e shkarkimeve e të ndotjeve në të, parandalimin e dëmtimit të tij, rehabilitimin dhe shëndoshjen e mjedisit të dëmtuar;

b) përmirësimin e kushteve mjedisore, që lidhen me cilësinë e jetës dhe mbrojtjen e shëndetit të njeriut;

c) ruajtjen dhe mirëmbajtjen e burimeve natyrore, të përtëritshme dhe të papërtëritshme, administrimin racional dhe të frytshëm të tyre;

ç) bashkërendimin e veprimtarive shtetërore për të përmbushur kërkesat për mbrojtjen e mjedisit;

d) bashkëveprimin ndërkombëtar në fushën e mjedisit;

dh) nxitjen dhe pjesëmarrjen e publikut në veprimtaritë për mbrojtjen e mjedisit;

e) bashkërendimin e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të vendit me kërkesat e zhvillimit të qëndrueshëm;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 20 mars 2008 · 9890 · Për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr.8934, datë 5.9.2002 “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar
  2. 8 shtator 2008 · 9983 · PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8934, DATË 5.9.2002 “PËR MBROJTJEN E MJEDISIT”, TË NDRYSHUAR

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.