Ligj

Për disa ndryshime në ligjin nr.8487, datë 13.5.1999 “Për kompetencat për caktimin e pagave të punës”

Ligji nr. 8935, datë 12 shtator 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8935
Data e miratimit
12 shtator 2002
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 60, 16 tetor 2002
Hyn në fuqi
31 tetor 2002
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 60, datë 2002-10-16

LIGJ

Nr.8935, datë 12.9.2002

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8487, DATË 13.5.1999 “PËR KOMPETENCAT PËR

CAKTIMIN E PAGAVE TË PUNËS”

Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit

të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Në ligjin nr.8487, datë 13.5.1999 “Për kompetencat për caktimin e pagave të punës” bëhen

këto ndryshime:

Neni 1

Neni 4 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 4

Kuvendi, me propozimin e Këshillit të Ministrave, miraton:

pagën e Presidentit;

b) raportet e pagave të funksionarëve të lartë shtetërorë, të i nstitucioneve kushtetuese dhe të

institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj;

c) shpërblimin e anëtarëve të këshillave, bordeve ose komisione ve të institucioneve qendrore

të pavarura.”

Neni 2

Neni 5 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 5

Këshilli i Ministrave, me propozimin e Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale, miraton:

a) pagën minimale mujore në shkallë vendi, e cila është e detyr ueshme të zbatohet nga çdo

person fizik e juridik, vendas ose i huaj;

b) pagat e funksionarëve të lartë shtetërorë, sipas raporteve të pagave të përcaktuara nga

Kuvendi, pagat e titullarëve të institucioneve të tjera qendror e që nuk përfshihen në nenin 4 dhe pagat

e personave të tjerë të barazuar me ta, sipas nenit 4;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.