Për ratifikimin e “Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës të Bullgarisë për shërbimet ajrore ndërmjet dhe përtej territoreve të tyre respektive”
Ligji nr. 8940, datë 12 shtator 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8940
- Data e miratimit
- 12 shtator 2002
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 61, 17 tetor 2002
- Hyn në fuqi
- 1 nëntor 2002
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 61, datë 2002-10-17
LIGJ
Nr. 8940, datë 12.9.2002
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË
SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS TË BULLGARISË PËR SHËRBIMET
AJRORE NDËRMJET DHE PËRTEJ TERRITOREVE TË TYRE RESPEKTIVE”
Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 121 të Kus htetutës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe Qeverisë së
Republikës të Bullgarisë për shërbimet ajrore ndërmjet dhe përtej territoreve të tyre respektive”,
nënshkruar në Sofje më 21 mars 2002.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr. 3491, datë 10.10.2002 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Alfred Moisiu
MARRËVESHJE
NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS
TË BULLGARISË PËR SHËRBIMET AJRORE NDËRMJET DHE PËRTEJ TERRITOREVE TË
TYRE RESPEKTIVE
Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës së Bullgarisë, këtu e më poshtë
referuar si “Palë Kontraktuese”:
duke pohuar aderimin e tyre në Konventën mbi aviacionin civil ndërkombëtar, të hapur për
nënshkrim në Çikago më 7 dhjetor 1944;
duke konfirmuar vullnetin e tyre për të kontribuar në përparimin e aviacionit civil
ndërkombëtar;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.