Për ruajtjen e nxehtësisë në ndërtesa
Ligji nr. 8937, datë 12 shtator 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8937
- Data e miratimit
- 12 shtator 2002
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 61, 17 tetor 2002
- Hyn në fuqi
- 1 nëntor 2002
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 61, datë 2002-10-17
LIGJ
Nr. 8937, datë 12.9.2002
PËR RUAJTJEN E NXEHTËSISË NË NDËRTESA
Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ky ligj ka për qëllim të krijojë bazën ligjore të nevojshme për vendosjen e rregullave dhe bërjen të detyrueshme të marrjes së masave për ruajtjen e nxehtësisë në ndërtesa.
Neni 2
Për qëllimet e këtij ligji, termat e përdorura kanë këto kuptime:
“Ndërtesë” do të thotë një ngrehinë, një bashkësi lokalesh, mjedis banimi, shërbimi e prodhimi me karakter publik ose privat.
“Instalim termik” do të thotë bashkësi pajisjesh termike së bashku me rrjetin lidhës, që shërbejnë për ngrohjen dhe ftohjen e mjedisit të brendshëm të ndërtesave.
“Ngrohje qendrore” do të thotë një impiant ngrohjeje, që furnizon me energji termike një ose më shumë apartamente.
“Ngrohje lokale” do të thotë një impiant ngrohjeje, që furnizon me energji termike një grup ndërtesash të ndara nga njëra-tjetra.
Neni 3
Projektimi dhe ndërtimi i ndërtesave të realizojë parametrat teknikë të nevojshëm për ruajtjen, kursimin dhe përdorimin me efiçencë të energjisë. Të gjitha ndërtesat që do të ndërtohen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, të respektojnë koeficientin vëllimor e normativ të humbjeve termike (Gv), si dhe të parashikojnë vendosjen e instalimit termik të ngrohjes qendrore ose vendore.
Neni 4
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.