Ligj

Për prodhimin, emërtimin dhe tregtimin e vajit të ullirit.

Ligji nr. 8944, datë 19 shtator 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8944
Data e miratimit
19 shtator 2002
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 67, 31 tetor 2002
Hyn në fuqi
15 nëntor 2002
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 67, datë 2002-10-31

LIGJ

Nr. 8944, datë 19.9.2002

PËR PRODHIMIN, EMËRTIMIN DHE TREGTIMIN E VAJIT TË ULLIRIT

Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

QËLLIMI DHE PËRKUFIZIMET

Neni 1

Qëllimi

Ky ligj ka për qëllim të vendosë rregullat për prodhimin, emërtimin dhe tregtimin e vajit të ullirit në Republikën e Shqipërisë, që ai t’u përshtatet kërkesave dhe standardeve të tregut ndërkombëtar, dhe të sigurojë prodhimin dhe tregtimin me origjinë dhe cilësi të kontrolluar.

Neni 2

Përkufizime

1. “Vaj ulliri i virgjër” është vaji i ullirit, i cili përftohet nga ullinjtë (Olea Europea L), vetëm nëpërmjet proceseve mekanike dhe fizike, si larja, presimi, centrifugimi, dekantimi dhe filtrimi. Nga ky përkufizim përjashtohen vajrat e përftuara nga tretësit ose me procese të riesterifikimit dhe të çdo përzierjeje me vajra me natyrë të ndryshme nga ai i ullirit.

Klasifikimi i këtij lloj vaji përcaktohet si më poshtë:

a) “Vaj ulliri i virgjër i cilësisë së lartë” është vaji i ullirit i virgjër, në të cilin aciditeti i lirë, i shprehur në acid oleik, është jo më shumë se 1 gram për 100 gram.

b) “Vaj ulliri i virgjër” është vaji i ullirit i virgjër, në të cilin aciditeti i lirë, i shprehur në acid oleik, është jo më shumë se 2 gram për 100 gram.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.