Ligj

Për ratifikimin e “Marrëveshjes së kredisë të zhvillimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA) për projektin e mirëmbajtjes së rrugëve”

Ligji nr. 8947, datë 3 tetor 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8947
Data e miratimit
3 tetor 2002
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 68, 4 nëntor 2002
Hyn në fuqi
19 nëntor 2002
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 68, datë 2002-11-04

LIGJ

Nr. 8947, datë 3.10.2002

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË KREDISË TË ZHVILLIMIT NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHOQATËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM (IDA) PËR PROJEKTIN E MIRËMBAJTJES SË RRUGËVE”

Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja e kredisë së zhvillimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA) për projektin e mirëmbajtjes së rrugëve”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr. 3511, datë 21.10.2002 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Alfred Moisiu

MARRËVESHJA

E KREDISË SË ZHVILLIMIT MIDIS SHQIPËRISË DHE SHOQATËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM

(Projekti i Mirëmbajtjes së Rrugëve)

Marrëveshja e datës 15 korrik 2002 midis Shqipërisë (Huamarrësi) dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (Shoqata);

Ku (A) Huamarrësi, i cili është i kënaqur me bëshmërinë dhe prioritetin e Projektit, të përshkruar në seksionin 2 të kësaj Marrëveshjeje, i ka kërkuar Shoqatës të ndihmojë në financimin e Projektit; dhe

Ku Shoqata ka rënë dakord, mbi bazën e sa më sipër, t'i japë një kredi Huamarrësit sipas afateve kohore dhe kushteve të përcaktuara në këtë Marrëveshje.

Kështu që, Palët e mësipërme bien dakord si vijon:

Neni 1

Kushtet e përgjithshme; përkufizime

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.