Për ratifikimin e “Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës të Bullgarisë për ripranimin e personave me qëndrim të paligjshëm”
Ligji nr. 8946, datë 3 tetor 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8946
- Data e miratimit
- 3 tetor 2002
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 67, 31 tetor 2002
- Hyn në fuqi
- 15 nëntor 2002
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 67, datë 2002-10-31
LIGJ
Nr. 8946, datë 3.10.2002
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS TË BULLGARISË PËR RIPRANIMIN E PERSONAVE ME QËNDRIM TË PALIGJSHËM”
Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës të Bullgarisë për ripranimin e personave me qëndrim të paligjshëm”, nënshkruar në Sofje më 11.6.2002.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr. 3510, datë 21.10.2002 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Alfred Moisiu
MARRËVESHJE
NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS TË BULLGARISË PËR RIPRANIMIN E PERSONAVE ME QËNDRIM TË PALIGJSHËM
Qeveria e Republikës së Shqipërisë, si dhe Qeveria e Republikës së Bullgarisë të referuara më poshtë si Palët Kontraktuese,
Të udhëhequra nga dëshira për të dhënë kontributin e tyre në parandalimin dhe kundërveprimin ndaj migracionit të paligjshëm përmes kufirit,
Duke u përpjekur, mbi bazën e reciprocitetit dhe me një frymë bashkëpunimi, për të lehtësuar rikthimin e personave që hyjnë dhe qëndrojnë në mënyrë të paligjshme në territorin e një Pale Kontraktuese,
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.