Për numrin e identitetit të shtetasve
Ligji nr. 8951, datë 10 tetor 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 26 janar 2012.
- Numri
- 8951
- Data e miratimit
- 10 tetor 2002
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 71, 13 nëntor 2002
- Hyn në fuqi
- 13 nëntor 2003
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 71, datë 2002-11-13
LIGJ
Nr. 8951, datë 10.10.2002
PËR NUMRIN E IDENTITETIT TË SHTETASVE
Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit
të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Qëllimi i ligjit është përcaktimi i kuptimit, mënyrës së formimit dhe sferës së përdorimit të
numrit të identitetit, si një nga përbërësit e veçantë të gjend jes civile, i cili përcakton dhe shërben për
identifikimin e shtetasve shqiptarë, personave pa shtetësi dhe shtetasve të huaj me qëndrim të
përhershëm brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.
Neni 2
1. Numri i identitetit është unik dhe vendoset nga shërbimi i gjendjes civile. Ai përbëhet nga
dhjetë elemente me informacion të koduar dhe ka strukturën e mëposhtme:
Elementi 1-2viti i lindjes
Elementi 3-4muaji i lindjes dhe seksi
Elementi 5-6data e lindjes
Elementi 7-9numri serial brenda së njëjtës datë
Elementi 10element kontrolli.
2. Numri i identitetit lëshohet nga shërbimi i gjendjes civile.
Neni 3
Numri i identitetit shërben:
1. Për Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.
2. Për dokumentin e identitetit.
3. Si numër i sigurimit shoqëror për të identifikuar, regjistruar dhe për të kërkuar përfitime nga
sigurimet shoqërore, sigurimet shëndetësore dhe për programet e tjera të mbrojtjes shoqërore.
4. Për Regjistrin Kombëtar të Zgjedhjeve.
5. Për sistemin tatimor.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 26 janar 2012 · 2/2012 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8951, DATË 10.10.2002 “PËR NUMRIN E IDENTITETIT TË SHTETASVE”
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.