Ligj

Për dokumentin e identitetit të shtetasve shqiptarë

Ligji nr. 8952, datë 10 tetor 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 10 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 5 qershor 2025.

Numri
8952
Data e miratimit
10 tetor 2002
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 71, 13 nëntor 2002
Hyn në fuqi
28 nëntor 2002
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 71, datë 2002-11-13

LIGJ

Nr. 8952, datë 10.10.2002

PËR DOKUMENTIN E IDENTITETIT TË SHTETASVE SHQIPTARË

Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ky ligj përcakton dokumentin e identitetit të shtetasve shqiptarë, me qëllim pajisjen e të gjithë shtetasve shqiptarë, personave pa shtetësi dhe shtetasve të huaj me qëndrim të përhershëm brenda territorit të Republikës së Shqipërisë me një dokument identifikues unik, kriteret për lëshimin e tij, si dhe përmbajtjen e këtij dokumenti.

Neni 2

1. Dokumenti i identitetit të personave është dokumenti bazë, i përhershëm që shërben për identifikimin e shtetasve shqiptarë. Ky dokument lëshohet nga zyra e gjendjes civile, në regjistrin themeltar të së cilës është regjistruar shtetasi.

2. Çdo shtetas duhet të mbajë me vete dokumentin e identitetit.

Neni 3

1. Për pajisjen me dokument identiteti shtetasi duhet të përmbushë kushtet e mëposhtme:

a) të jetë i regjistruar në regjistrin themeltar dhe të jetë banor i njësisë vendore, që ka në juridiksion zyra e gjendjes civile, e cila e lëshon këtë dokument;

b) të ketë mbushur moshën 16 vjeç.

2. Çdo shtetas që plotëson kushtet e mësipërme është i detyruar të pajiset me dokument identiteti, brenda afateve të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave.

Neni 4

Dokumenti i identitetit mund të lëshohet me ose pa afat.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 2 shkurt 2009 · 10066 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8952, DATË 10.10.2002 “PËR DOKUMENTIN E IDENTITETIT TË SHTETASVE SHQIPTARË”
  2. 30 shtator 2010 · 10328 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8952, DATË 10.10.2002 “PËR DOKUMENTIN E IDENTITETIT TË SHTETASVE SHQIPTARË”, TË NDRYSHUAR
  3. 5 mars 2019 · 11/2019 · Për një shtesë në ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar
  4. 9 korrik 2020 · 87/2020 · Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 25, datë 10.06.2020 “Për një shtesë në ligjin nr.8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar”
  5. 9 korrik 2020 · 89/2020 · Për një shtesë në ligjin nr.8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar
  6. 4 maj 2021 · 54/2021 · Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 11, datë 25.3.2021, të Këshillit të Ministrave “Për një ndryshim në ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002 “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar”
  7. 14 prill 2022 · 35/2022 · Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 2, datë 2.3.2022, “Për një shtesë në ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë” ,të ndryshuar
  8. 30 janar 2025 · 6/2025 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002, "Për letërnjoftimin elektronik të shtesave shqiptarë", i ndryshuar
  9. 27 shkurt 2025 · 14/2025 · Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 2, datë 5.2.2025, të Këshillit të Ministrave “Për një shtesë në ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, i ndryshuar””
  10. 5 qershor 2025 · 28/2025 · Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 5, datë 7.5.2025, “Për një shtesë në ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë"", i ndryshuar

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.