Ligj

Për ratifikimin e “Kontratës financiare ndërmjet Qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe Bankës Europiane të Investimeve për projektin e rehabilitimit të infrastrukturës së Portit të Durrësit”

Ligji nr. 8955, datë 17 tetor 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8955
Data e miratimit
17 tetor 2002
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 72, 15 nëntor 2002
Hyn në fuqi
30 nëntor 2002
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 72, datë 2002-11-15

LIGJ

Nr. 8955, datë 17.10.2002

PËR RATIFIKIMIN E “KONTRATËS FINANCIARE NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE BANKËS EUROPIANE TË INVESTIMEVE PËR PROJEKTIN E REHABILITIMIT TË INFRASTRUKTURËS SË PORTIT TË DURRËSIT”

Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Kontrata financiare ndërmjet Qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe Bankës Europiane të Investimeve për projektin e rehabilitimit të infrastrukturës së Portit të Durrësit”, me vlerë 17 000 000 (shtatëmbëdhjetë milionë) Euro.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr. 3545, datë 7.11.2002 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Alfred Moisiu

KONTRATA FINANCIARE

NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE I BANKËS EUROPIANE TË INVESTIMEVE PORTI I DURRËSIT - PROJEKTI I REHABILITIMIT TË INFRASTRUKTURËS (SHQIPËRIA)

Kjo Kontratë lidhet ndërmjet: Republikës së Shqipërisë, e cila në këtë kontratë vepron nëpërmjet Ministrit të Financave dhe Ministrit të Transportit, të cilët përfaqësohen nga

që këtu e më poshtë do të quhet: "Huamarrësi".

Si Palë e parë, dhe

Bankës Europiane të Investimeve me zyra qendrore në Luksemburg, përfaqësuar nga

që këtu e më poshtë do të quhet: "Banka".

Si Palë e dytë.

Duke qenë se:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.