Ligj

Për ratifikimin e “Marrëveshjes së grantit ndërmjet Qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe Mbretërisë së Norvegjisë për asistencë në financimin e shërbimeve të konsulencës, për rehabilitimin dhe përmirësimin e sistemeve ekzistuese të ujit të pijshëm dhe ujërave të zeza në Burrel, në qarkun e Dibrës”

Ligji nr. 8954, datë 17 tetor 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8954
Data e miratimit
17 tetor 2002
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 72, 15 nëntor 2002
Hyn në fuqi
30 nëntor 2002
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 72, datë 2002-11-15

LIGJ

Nr. 8954, datë 17.10.2002

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË GRANTIT NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE MBRETËRISË SË NORVEGJISË PËR ASISTENCË NË FINANCIMIN E SHËRBIMEVE TË KONSULENCËS, PËR REHABILITIMIN DHE PËRMIRËSIMIN E SISTEMEVE EKZISTUESE TË UJIT TË PIJSHËM DHE UJËRAVE TË ZEZA NË BURREL, NË QARKUN E DIBRËS”

Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja e grantit ndërmjet Qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe Mbretërisë së Norvegjisë për asistencë në financimin e shërbimeve të konsulencës, për rehabilitimin dhe përmirësimin e sistemeve ekzistuese të ujit të pijshëm dhe ujërave të zeza në Burrel, në qarkun e Dibrës”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr. 3544, datë 7.11.2002 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Alfred Moisiu

MARRËVESHJE

GRANTI NDËRMJET QEVERISË SË MBRETËRISË TË NORVEGJISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË NË LIDHJE ME ASISTENCË NË FINANCIMIN E SHËRBIMEVE TË KONSULENCËS, MATERIALEVE DHE PAJISJEVE NË LIDHJE ME REHABILITIMIN DHE PËRMIRËSIMIN E SISTEMEVE EKZISTUESE TË UJIT TË PIJSHËM DHE TË UJËRAVE TË ZEZA NË BURREL, NË QARKUN E DIBRËS NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.