Ligj

Për ratifikimin e “Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe Qeverisë së Rumanisë për ripranimin e personave”

Ligji nr. 8953, datë 17 tetor 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8953
Data e miratimit
17 tetor 2002
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 72, 15 nëntor 2002
Hyn në fuqi
30 nëntor 2002
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 72, datë 2002-11-15

LIGJ

Nr. 8953, datë 17.10.2002

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË RUMANISË PËR RIPRANIMIN E PERSONAVE”

Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe Qeverisë së Rumanisë për ripranimin e personave”, nënshkruar në Bukuresht më 7.6.2002.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr. 3543, datë 7.11.2002 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Alfred Moisiu

MARRËVESHJE

NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË RUMANISË PËR RIPRANIMIN E PERSONAVE

Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Rumanisë, të referuara më poshtë si “Palët Kontraktuese”:

Duke dëshiruar të zhvillojnë bashkëpunimin ndërmjet shteteve të tyre respektive, me qëllim për të siguruar një zbatim më të mirë të dispozitave për lëvizjen e personave;

Duke qenë të ndërgjegjshëm për nevojën për të luftuar migracionin e paligjshëm dhe me qëllim për të lehtësuar, mbi një bazë të ndërsjellë, ripranimin e personave që hyjnë dhe qëndrojnë në mënyrë të paligjshme në territorin e shtetit të secilës Palë Kontraktuese;

Në përputhje me marrëveshjet e traktatet ndërkombëtare;

Ranë dakord si më poshtë:

Neni 1

Përkufizime

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.