Për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme
Ligji nr. 8957, datë 17 tetor 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 22 dhjetor 2008.
- Numri
- 8957
- Data e miratimit
- 17 tetor 2002
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 73, 17 nëntor 2002
- Hyn në fuqi
- 2 dhjetor 2002
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 73, datë 2002-11-17
LIGJ
Nr. 8957, datë 17.10.2002
PËR NDËRMARRJET E VOGLA DHE TË MESME
Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Ky ligj rregullon masat dhe politikat shtetërore për klasifikimin, nxitjen e krijimit dhe të zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
Neni 2
Qëllimi i këtij ligji është të ndihmojë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, nëpërmjet krijimit të një kuadri institucional, rregullator dhe financiar.
Neni 3
Në kuptim të këtij ligji:
“Xhiro ekonomike vjetore” nënkupton shumat e faturuara nga ndërmarrja gjatë një viti, që i korrespondojnë shitjes në treg të të mirave dhe shërbimeve ofruar të tretëve.
“Mikrokreditim” nënkupton kreditimin e mikrondërmarrjeve deri në vlerën prej
2 500 000 (dy milionë e pesëqind mijë) lekësh.
Neni 4
1. Ndërmarrjet, në kuptim të këtij ligji, klasifikohen në: mikrondërmarrje, ndërmarrje të vogla dhe ndërmarrje të mesme.
2. Mikrondërmarrjet janë ndërmarrjet, të cilat punësojnë deri në 5 punonjës.
3. Ndërmarrjet e vogla janë ndërmarrjet, të cilat:
a) punësojnë 6-20 punonjës;
b) xhiroja ekonomike vjetore e tyre nuk e kalon shumën 40 milionë lekë;
c) 100 për qind e kapitalit të këtyre ndërmarrjeve zotërohet nga subjekte, të cilat, në kuptim të këtij ligji, klasifikohen si ndërmarrje të vogla.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 22 dhjetor 2008 · 10042 · PËR DISA NDRYSHIME E SHTESA NË LIGJIN NR.8957, DATË 17.10.2002 “PËR NDËRMARRJET E VOGLA E TË MESME”, TË NDRYSHUAR
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.