Ligj

Për ratifikimin e Kartës Sociale Europiane, e ndryshuar.

Ligji nr. 8960, datë 24 tetor 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8960
Data e miratimit
24 tetor 2002
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 75, 22 nëntor 2002
Hyn në fuqi
7 dhjetor 2002
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 75, datë 2002-11-22

LIGJ

Nr. 8960, datë 24.10.2002

PËR RATIFIKIMIN E KARTËS SOCIALE EUROPIANE, E NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohen nenet 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 11, 19, 20, 21, 22, 24, 25, 26, 28 dhe 29 të Kartës Sociale Europiane, të ndryshuar.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr. 3539, datë 6.11.2002 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Alfred Moisiu

Karta Sociale Europiane e Ndryshuar

Strasburg, 3 Maj 1996

HYRJE

Qeveritë nënshkruese të kësaj, duke qënë anëtare të Këshillit të Europës.

Duke konsideruar që synimi i Këshillit të Europës është arritja e një uniteti më të madh ndërmjet anëtarëve të tij me qëllim që të ruajnë dhe realizojnë idealet dhe parimet që janë trashëgimi e tyre e përbashkët dhe për të lehtësuar përparimin ekonomik dhe shoqëror, veçanërisht nëpërmjet ruajtjes dhe realizimit të mëtejshëm të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore;

Duke konsideruar që në Konventën Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore nënshkruar në Romë më 4 nëntor 1950, dhe Protokollet e saj, Shtetet Anëtare të Këshillit të Europës ranë dakord t’u sigurojnë popullsive të tyre liritë dhe të drejtat politike të specifikuara aty;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.