Për një shtesë në ligjin nr.7928, datë 27.4.1995 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, me ndryshimet përkatëse
Ligji nr. 8963, datë 24 tetor 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8963
- Data e miratimit
- 24 tetor 2002
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 80, 12 dhjetor 2002
- Hyn në fuqi
- 27 dhjetor 2002
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 80, datë 2002-12-12
LIGJ
Nr. 8963, datë 24.10.2002
PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7928, DATË 27.4.1995,
“PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR”, ME NDRYSHIMET PËRKATËSE
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në ligjin nr.7928, datë 27.4.1995 “Për tatimin mbi vlerën e sht uar”, me ndryshimet përkatëse,
pas nenit 25/4 shtohet neni 25/5 me këtë përmbajtje:
“Neni 25/5
1. Furnizimi falas, si ndihmë për situatat e përcaktuara, sipas ligjit nr.8756, datë 26.3.2001
“Për emergjencat civile”, është furnizim i përjashtuar.
2. Ngarkohet Këshilli i Ministrave të përcaktojë rregullat për rastet e përjashtimit të ndihmave
që jepen në rastin e emergjencave civile.”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr. 3594, datë 9.12.2002 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Alfred Moisiu
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.