Për disa shtesa në ligjin nr.8691, datë 16.11.2000 “Për prodhimin dhe tregtimin e duhanit dhe të cigareve”
Ligji nr. 8974, datë 21 nëntor 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8974
- Data e miratimit
- 21 nëntor 2002
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 83, 26 dhjetor 2002
- Hyn në fuqi
- 10 janar 2003
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 83, datë 2002-12-26
LIGJ
Nr.8974, datë 21.11.2002
PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.8691, DATË 16.11.2000 “PËR PRODHIMIN DHE TREGTIMIN E DUHANIT DHE TË CIGAREVE”
Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetësh,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.8691, datë 16.11.2000 “Për prodhimin dhe tregtimin e duhanit dhe të cigareve” bëhen shtesat si më poshtë:
Neni 1
Në nenin 19 shtohet neni 19/a si më poshtë:
“Produktet e duhanit që tregtohen në Shqipëri duhet të përmbajnë në ambalazh, respektivisht etiketën e tyre, të dhëna për përmbajtjen e katranit dhe nikotinës. Këto të dhëna duhet të maten në bazë të standardeve ndërkombëtare në fuqi.
Të dhënat për katranin dhe nikotinën në paketat e cigareve duhet të shtypen në një faqe anësore të paketës, në gjuhën shqipe, me shkrim të lexueshëm qartë dhe në kontrast me sfondin, në një sipërfaqe që zë jo më pak se 10 për qind të sipërfaqes respektive të faqes anësore të paketës.”
Neni 2
Pas nenit 19/a shtohet neni 19/b si më poshtë:
“Në çdo pako duhani duhet të shkruhet në gjuhën shqipe, në pjesën më të dukshme të tij, paralajmërimi i përgjithshëm “Duhani dëmton rëndë shëndetin”.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.