Ligj

Për Akcizat

Ligji nr. 8976, datë 12 dhjetor 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 17 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 21 korrik 2011.

Numri
8976
Data e miratimit
12 dhjetor 2002
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 89, 31 dhjetor 2002
Hyn në fuqi
15 janar 2003
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 89, datë 2002-12-31

LIGJ

Nr. 8976, datë 12.12.2002

PËR AKCIZAT

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

Neni 1

Objekti

Ky ligj rregullon marrëdhëniet juridike, që kanë të bëjnë me përcaktimin e akcizave, të kushteve, procedurave, të të drejtave dhe detyrimeve, të cilave u nënshtrohen subjektet e akcizës, si dhe çështjet që lidhen me rregullat për mbledhjen dhe administrimin e të ardhurave nga organet tatimore për mallrat, subjekt i akcizës.

Neni 2

Përkufizime

Për qëllime të këtij ligji, fjalët e mëposhtme kanë këto kuptime:

1. “Alkool” është alkooli etilik i klasifikuar, sipas kodit N.K.22.07 dhe 22.08;

2. “Akciza” është tatimi i vendosur nga ky ligj mbi mallrat e përcaktuara në shtojcën 1 të këtij ligji.

3. “Aparat distilimi” është impianti në të cilin zhvillohet procesi i distilimit, përfshirë të gjitha pjesët e distilimit dhe pjesët e aparatit të distilimit, siç janë ftohësi dhe ena pritëse e produktit të gatshëm.

4. “Artikuj të përpunuar duhani” janë cigare, puro dhe të tjera lloje produktesh duhani të përpunuara, që janë të gatshme për konsum.

5. “Autorizim akcize” është autorizimi i lëshuar nga organet tatimore një tatimpaguesi akcize.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 27 mars 2003 · 9041 · PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8976, DATË 12.12.2002,
  2. 18 dhjetor 2003 · 9163 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8976, DATË 12.12.2002 "PËR AKCIZAT", NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.9041, DATË 27.3.2003
  3. 29 korrik 2004 · 9269 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8976, DATË 12.12.2002 “PËR AKCIZAT”, I NDRYSHUAR ME LIGJIN NR. 9041, DATË 27.3.2003 DHE ME LIGJIN NR.9163, DATË 18.12.2003
  4. 6 dhjetor 2004 · 9328 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8976, DATË 12.12.2002 "PËR AKCIZAT”, I NDRYSHUAR
  5. 29 maj 2006 · 9546 · Për disa ndryshime në ligjin nr.8976, datë 12.12.2002 “Për akcizat”, të ndryshuar
  6. 27 korrik 2006 · 9598 · Për një ndryshim në ligjin nr. 8976, datë 12.12.2002 “Për akcizat”, të ndryshuar
  7. 16 prill 2007 · 9714 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8976, DATË 12.12.2002 “PËR AKCIZAT”, TË NDRYSHUAR
  8. 9 korrik 2007 · 9765 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8976, DATË 12.12.2002 “PËR AKCIZAT”, TË NDRYSHUAR
  9. 26 dhjetor 2007 · 9854 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8976, DATË 12.12.2002“PËR AKCIZAT”, TË NDRYSHUAR
  10. 26 qershor 2008 · 9945 · PËR NJË SHTESË DHE NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8976,DATË 12.12.2002 “PËR AKCIZAT”, TË NDRYSHUAR
  11. 2 shkurt 2009 · 10067 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8976, DATË 12.12.2002 “PËR AKCIZAT”, TË NDRYSHUAR
  12. 28 shtator 2009 · 10147 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8976, DATË 12.12.2002'' PËR AKCIZAT”, TË NDRYSHUAR
  13. 23 dhjetor 2009 · 10210 · PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8976, DATË 12.12.2002 “PËR AKCIZAT”, TË NDRYSHUAR
  14. 3 qershor 2010 · 10286 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8976, datë 12.12.2002 “Për akcizat”, të ndryshuar
  15. 16 dhjetor 2010 · 10365 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8976, DATË 12.12.2002 "PËR AKCIZAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË", TË NDRYSHUAR
  16. 24 mars 2011 · 10404 · PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8976, DATË 12.12.2002 “PËR AKCIZAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
  17. 21 korrik 2011 · 10456 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8976, DATË 12.12.2002 “PËR AKCIZAT”, TË NDRYSHUAR

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.