Ligj

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 "Për tatimin mbi të ardhurat", me ndryshimet përkatëse

Ligji nr. 8979, datë 12 dhjetor 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8979
Data e miratimit
12 dhjetor 2002
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 82, 21 dhjetor 2002
Hyn në fuqi
5 janar 2003
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 82, datë 2002-12-21

LIGJ

Nr. 8979, datë 12.12.2002

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8438, DATË 28.12.1998 "PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT", ME NDRYSHIMET PËRKATËSE

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1, 155 dhe 157 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 "Për tatimin mbi të ardhurat", me ndryshimet përkatëse, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në fund të nenit 2 "Përkufizime" shtohen paragrafët e mëposhtëm me këtë përmbajtje:

“3) Për qëllimet e Kapitullit III A të këtij ligji:

a) "biznes" nënkupton çdo veprimtari ekonomike që ka për qëllim realizimin e një fitimi;

b) "vendndodhje e biznesit" nënkupton çdo dyqan, njësi të veçantë ose vende të tjera të palëvizshme, ku kryhet biznes;

c) "qarkullim" nënkupton të ardhurat gjithsej të realizuara nga shitja e mallrave dhe kryerja e shërbimeve;

ç) "ambulant" nënkupton një person fizik, të angazhuar në shitjen e mallrave ose kryerjen e shërbimeve, i cili nuk ka vendndodhje fikse të biznesit të tij;

d) "transport individual" nënkupton:

i. një person fizik, që kryen si biznes transportin e mallrave ose të pasagjerëve, duke përdorur jo më shumë se një automjet;

ii. një person fizik, që kryen si biznes transportin e mallrave ose të pasagjerëve në ujërat detare të vendit ose në lumenjtë dhe liqenet brenda vendit, duke përdorur jo më shumë se një mjet lundrues.” .

Neni 2

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.