Për sistemin e taksave në Republikën e Shqipërisë
Ligji nr. 8977, datë 12 dhjetor 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 8 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 9 qershor 2008.
- Numri
- 8977
- Data e miratimit
- 12 dhjetor 2002
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 82, 21 dhjetor 2002
- Hyn në fuqi
- 5 janar 2003
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 82, datë 2002-12-21
LIGJ
Nr. 8977, datë 12.12.2002
PËR SISTEMIN E TAKSAVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj përcakton llojet e taksave kombëtare që zbatohen në Republikën e Shqipërisë, nivelin e taksave, procedurat e llogaritjes, arkëtimit dhe transferimit në Buxhetin e Shtetit, si dhe detyrimet që kanë agjentët e taksave kombëtare.
Neni 2
Në Republikën e Shqipërisë, sistemi i taksave përbëhet nga taksat kombëtare dhe taksat vendore. Ky ligj trajton taksat kombëtare. Taksat vendore trajtohen me ligj të veçantë.
Neni 3
Përkufizime
Për qëllime të këtij ligji, fjalët e mëposhtme kanë këto kuptime:
1. “Taksapagues” është çdo individ, person fizik ose juridik, vendas ose i huaj, i cili është i detyruar të paguajë një nga taksat kombëtare, të përcaktuara në këtë ligj.
2. “Taksë” janë taksat kombëtare, të vendosura me këtë ligj.
3. “Agjent i taksave” është personi, i cili, sipas kërkesave të këtij ligji, është përgjegjës për llogaritjen, arkëtimin dhe transferimin në llogaritë e Buxhetit të Shtetit të të ardhurave nga taksat kombëtare.
Neni 4
Llojet e taksave kombëtare
Taksat kombëtare janë:
1. Taksat portuale.
2. Taksat për shërbimet konsullore.
3. Taksa vjetore e tonazhit të mjeteve për aks.
4. Taksa e qarkullimit të automjeteve të huaja.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 18 dhjetor 2003 · 9158 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8977, DATË 12.12.2002 "PËR SISTEMIN E TAKSAVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË"
- 30 shtator 2004 · 9285 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8977, DATË 12.12.2002 “PËR SISTEMIN E TAKSAVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, I NDRYSHUAR
- 28 tetor 2004 · 9301 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8977, DATË 12.12.2002 “PËR SISTEMIN E TAKSAVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
- 6 dhjetor 2004 · 9331 · PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8977, DATË 12.12.2002 “PËR SISTEMIN E TAKSAVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË“, I NDRYSHUAR
- 21 dhjetor 2005 · 9455 · Për disa ndryshime e shtesa në ligjin nr.8977, datë 12.12.2002 “Për sistemin e taksave në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar
- 17 maj 2007 · 9736 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8977, DATË 12.12.2002 “PËR SISTEMIN E TAKSAVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
- 9 korrik 2007 · 9769 · PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8977, DATË 12.12.2002 “PËR SISTEMIN E TAKSAVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
- 9 qershor 2008 · 9932 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8977, DATË 12.12.2002 “PËR SISTEMIN E TAKSAVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.