Ligj

Për sistemin e taksave vendore

Ligji nr. 8982, datë 12 dhjetor 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 3 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 13 korrik 2006.

Numri
8982
Data e miratimit
12 dhjetor 2002
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 82, 21 dhjetor 2002
Hyn në fuqi
5 janar 2003
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 82, datë 2002-12-21

LIGJ

Nr. 8982, datë 12.12.2002

PËR SISTEMIN E TAKSAVE VENDORE

Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83 pika 1, 113 pika 1 shkronja “ç”, 155 dhe 157 pika 3 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti i ligjit

Objekt i këtij ligji janë taksat e bashkive dhe komunave.

Neni 2

Qëllimi i ligjit

Ky ligj përcakton rregullat për mënyrën e ushtrimit të të drejtave dhe detyrave nga organet e qeverisjes vendore, për vendosjen e taksave vendore dhe mbledhjen e administrimin e tyre.

Neni 3

Përkufizime

Në kuptim të këtij ligji:

1. “Tokë bujqësore” nënkupton tokën e përcaktuar sipas regjistrit të zyrave të regjistrimit të pasurisë.

2. Termat e përcaktuar në nenin 2 të ligjit nr.8652, datë 31.7.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, që përdoren në këtë ligj, kanë të njëjtat kuptime.

Neni 4

Zbatimi i sistemit tatimor në Republikën e Shqipërisë

1. Bashkitë dhe komunat, si dhe organet tatimore i ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre tatimore, të përcaktuara në këtë ligj, në përputhje me ligjin nr.8560, datë 22.12.1999 “Për procedurat tatimore” dhe me çdo akt tjetër detyrues, që bën pjesë në sistemin tatimor të Republikës së Shqipërisë.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 6 dhjetor 2004 · 9325 · PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.8982, DATË 12.12.2002 "PËR SISTEMIN E TAKSAVE VENDORE"
  2. 21 dhjetor 2005 · 9456 · Për disa ndryshime në ligjin nr.8982, datë 12.12.2002 “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar
  3. 13 korrik 2006 · 9581 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8982, datë 12.12.2002 “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.