Ligj

Për disa ndryshime në ligjin nr.8560, datë 22.12.1999 "Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”

Ligji nr. 8980, datë 12 dhjetor 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8980
Data e miratimit
12 dhjetor 2002
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 82, 21 dhjetor 2002
Hyn në fuqi
5 janar 2003
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 82, datë 2002-12-21

LIGJ

Nr. 8980, datë 12.12.2002

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8560, DATË 22.12.1999,

"PËR PROCEDURAT TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Në ligjin nr.8560, datë 22.12.1999 "Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë",

bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Fjalët "biznes i vogël" kudo ku ato përdoren në ligjin nr.8560, datë 22.12.1999, zëvendësohen

me fjalët "taksa vendore për biznesin e vogël".

Neni 2

Në nenin 33 pika 3 ndryshohet si më poshtë:

“3. Në rastet kur ligjet tatimore nuk kërkojnë pagimin e detyri meve nëpërmjet deklarimit dhe

në rastet kur administrata tatimore bazuar në fakte çmon se vle rësimi tatimor i bërë më parë nuk ka

qenë i saktë, ajo mund të bëjë një vlerësim të ri, ku të argume ntojë shkaqet e rivlerësimit me

përllogaritjet përkatëse dhe ta dërgojë njoftim-vlerësimin tek tatim paguesi sipas pikës 1 të këtij neni.

Në rastin e rivlerësimit në rritje të detyrimit tatimor, tatimpaguesit i lihet një afat sa dyfishi i afatit

normal për pagimin e shtesës së detyrimit. Administrata tatimor e, në kuptimin e kësaj pike të këtij

neni, mund të bëjë një vlerësim ose të ndryshojë një vlerësim të bërë më parë derisa periudha

kufizuese e përcaktuar në nenin 35 të këtij ligji nuk ka mbaruar.”.

Neni 3

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.