Ligj

Për taksën vendore për biznesin e vogël

Ligji nr. 8978, datë 12 dhjetor 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 13 tetor 2005.

Numri
8978
Data e miratimit
12 dhjetor 2002
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 82, 21 dhjetor 2002
Hyn në fuqi
5 janar 2003
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 82, datë 2002-12-21

LIGJ

Nr. 8978, datë 12.12.2002

PËR TAKSËN VENDORE PËR BIZNESIN E VOGËL

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1, 155 dhe 157 pika 3 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Kuptimi i taksës vendore për biznesin e vogël

Taksa vendore për biznesin e vogël është një taksë vendore, e klasifikuar si e ardhur e bashkive dhe komunave, sipas kritereve të përcaktuara në ligjin nr.8652, datë 31.7.2000 "Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore".

Neni 2

Subjekti dhe objekti i ligjit

1. Objekt i taksës vendore për biznesin e vogël është një kuotë fikse vjetore, e pagueshme, e realizuar për çdo vendndodhje ku një person kryen biznes.

2. Subjekt i taksës vendore për biznesin e vogël është çdo person, që kryen biznes në territorin e njësive të qeverisjes vendore të Republikës së Shqipërisë, në çdo periudhë të vitit kalendarik, dhe që nuk i nënshtrohet tatimit mbi vlerën e shtuar, TVSH-së.

Neni 3

Përkufizime

Termat e mëposhtëm, në kuptim të këtij ligji, nënkuptojnë:

1. "Organ tatimor" quhet zyra e taksave, e caktuar për ta administruar këtë taksë.

2. "Biznes" është çdo veprimtari ekonomike, që ka për qëllim realizimin e fitimit.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 6 dhjetor 2004 · 9327 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8978, DATË 12.12.2002 “PËR TAKSËN VENDORE MBI BIZNESIN E VOGËL”
  2. 13 tetor 2005 · 9432 · Për një ndryshim në ligjin nr.8978, datë 12.12.2002 “Për taksën vendore për biznesin e vogël”, i ndryshuar me ligjin nr.9327, datë 6.12.2004

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.