Për ratifikimin e “Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Palës Gjermane, të shtesës së projektit “Ujësjellës - kanalizimet e Korçës””
Ligji nr. 8986, datë 23 dhjetor 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8986
- Data e miratimit
- 23 dhjetor 2002
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 90, 31 dhjetor 2002
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2003
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 90, datë 2002-12-31
LIGJ
Nr. 8986, datë 23.12.2002
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES FINANCIARE NDËRMJET REPUBLIKËS SË
SHQIPËRISË DHE PALËS GJERMANE, TË SHTESËS SË PROJEKTIT “UJËSJELLËS-
KANALIZIMET E KORÇËS””
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja financiare ndërmjet Republikës së Shq ipërisë dhe palës gjermane,
të shtesës së projektit “Ujësjellës-kanalizimet e Korçës””.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr. 3663, datë 14.1.2003 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Alfred Moisiu.
MARRËVESHJE
PLOTËSUESE PËR FINANCIM E MARRËVESHJES PËR HUA, FINANCIM DHE PROJEKTIT
TË DATËS 16 MAJ, 1997 SI DHE MARRËVESHJES SHTESË FINANCIARE DATË 22 MARS
2000 NDËRMJET KREDITANSTALT FUR WIEDERAUFBAU, FRANKFURT AM MAIN (KFW)
DHE REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE,
TIRANË SI DHE NDËRMARRJA E UJËSJELLËS KANALIZIMEVE KORÇË (AGJENCIA
ZBATUESE E PROJEKTIT) PËR KONTRIBUT FINANCIAR PREJ EURO 6. 646.794, 46
(SHTESË HUAJE)
Në bazë të një Marrëveshjeje që pret për t'u rakorduar ndërmjet Qeverisë së Republikës
Federale të Gjermanisë dhe Qeverisë së Republikës të Shqipërisë për Bashkëpunim Financiar
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.