Ligj

Për ratifikimin e “Marrëveshjes evropiane për personat pjesëmarrës në procedurat para Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”

Ligji nr. 8985, datë 23 dhjetor 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8985
Data e miratimit
23 dhjetor 2002
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 91, 23 janar 2002
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 91, datë 2002-01-23

LIGJ

Nr. 8985, datë 23.12.2002

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES EVROPIANE PËR PERSONAT PJESËMARRËS NË PROCEDURAT PARA GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 e 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet "Marrëveshja evropiane për personat pjesëmarrës në procedurat para Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut", bërë në Strasburg, më 5.3.1996.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr. 3667, datë 17.1.2003 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Alfred Moisiu.

MARRËVESHJA

EVROPIANE PËR PERSONAT PJESËMARRËS NË PROCEDURAT PARA GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT

Strasburg, 5.3.1996

Seria e Marrëveshjeve Evropiane nr. 161.

Shtetet anëtare të Këshillit të Evropës, nënshkrues të kësaj Marrëveshjeje,

Duke patur parasysh Konventën Europiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, nënshkruar në Romë, më 4 nëntor 1950 (në vazhdim e quajtur “Konventa”);

Duke patur parasysh Marrëveshjen Evropiane për personat pjesëmarrës në procedurat e Komisionit dhe Gjykatës Europiane për të drejtat e njeriut, nënshkruar në Londër, më 6 maj 1969;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.