Për ratifikimin e Statutit të Romës për Gjykatën Ndërkombëtare Penale
Ligji nr. 8984, datë 23 dhjetor 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8984
- Data e miratimit
- 23 dhjetor 2002
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 91, 23 janar 2002
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 91, datë 2002-01-23
LIGJ
Nr. 8984, datë 23.12.2002
PËR RATIFIKIMIN E STATUTIT TË ROMËS PËR GJYKATËN NDËRKOMBËTARE
PENALE
Në mbështetje të neneve 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 123 pikat 1 dhe 2 të Kushtetutës, me
propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Ratifikohet “Statuti i Romës për Gjykatën Ndërkombëtare Penale” , bërë në Romë më 17
korrik 1998.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr. 3666, datë 17.1.2003 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Alfred Moisiu.
STATUTI I ROMËS
PJESA 1
THEMELIMI I GJYKATËS
Neni 1
Gjykata
Themelohet Gjykata Ndërkombëtare Penale (“Gjykata”). Ajo është një institucion i
përhershëm dhe ka kompetencë të ushtrojë juridiksionin e saj mbi personat në lidhje me krimet më
serioze që janë shqetësim për bashkësinë ndërkombëtare, sipas parashikimit në këtë Statut, dhe është
plotësim i juridiksioneve penale kombëtare. Juridiksioni dhe funksionimi i Gjykatës rregullohet nga
dispozitat e këtij Statuti.
Neni 2
Marrëdhëniet e Gjykatës me Kombet e Bashkuara
Gjykata hyn në marrëdhënie me Kombet e Bashkuara përmes një mar rëveshjeje që aprovohet
nga Asambleja e Shteteve Palë të këtij Statuti dhe përfundohet pastaj nga ana e Kryetarit të Gjykatës
në emër të saj.
Neni 3
Selia e Gjykatës
1. Selia e Gjykatës themelohet në Hagë të Holandës (“Shteti pritës”).
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.