Për krijimin e kushteve lehtësuese për ndërtimin e burimeve të reja të prodhimit të energjisë elektrike
Ligji nr. 8987, datë 24 dhjetor 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8987
- Data e miratimit
- 24 dhjetor 2002
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 90, 31 dhjetor 2002
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2003
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 90, datë 2002-12-31
LIGJ
Nr. 8987, datë 24.12.2002
PËR KRIJIMIN E KUSHTEVE LEHTËSUESE PËR NDËRTIMIN E BURIMEVE TË REJA TË PRODHIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE
Në mbështetje të neneve 78 pika 1, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Qëllimi i këtij ligji është krijimi i kushteve lehtësuese, deri në liberalizimin e plotë të çmimit të energjisë elektrike, për çdo person juridik vendas dhe të huaj, që do të ndërtojë burime të prodhimit të energjisë elektrike.
Neni 2
Çdo person juridik vendas dhe i huaj, që do të ndërtojë burime të prodhimit të energjisë elektrike me fuqi të instaluar jo më pak se 5 MW për burim, që përdorin lëndë djegëse të lëngëta ose të ngurta dhe pa kufizim për burimet e tjera të rinovueshme të prodhimit, përjashtohet nga taksat doganore për makineritë dhe pajisjet, që bëjnë pjesë në objektin e prodhimit të energjisë elektrike.
Neni 3
Çdo personi juridik vendas dhe i huaj, që ndërton burime të prodhimit të energjisë elektrike, sipas përcaktimeve të nenit 2 të këtij ligji, i rimbursohet kundërvlefta e paguar për taksat doganore dhe akcizat e lëndëve djegëse të lëngëta ose të ngurta të përdorura për sasinë e energjisë së shitur, duke marrë në konsideratë konsumin specifik të teknologjisë së zbatuar.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.