PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8405, DATË 17.9.1998 “PËR URBANISTIKËN”, NDRYSHUAR ME VENDIMIN NR.2, DATË 25.1.1999 TË GJYKATËS KUSHTETUESE DHE ME LIGJET NR.8453, DATË 4.2.1999; NR.8501, DATË 16.6.1999 DHE NR.8682, DATË 7.11.2000
Ligji nr. 8991, datë 22 janar 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8991
- Data e miratimit
- 22 janar 2003
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 5, 18 shkurt 2003
- Hyn në fuqi
- 5 mars 2003
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 5, datë 2003-02-18
LIGJ
Nr. 8991, datë 23.1.2003
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8405, DATË 17.9.1998 “PËR
URBANISTIKËN”, NDRYSHUAR ME VENDIMIN NR.2, DATË 25.1.1999 TË
GJYKATËS KUSHTETUESE DHE ME LIGJET NR.8453, DATË 4.2.1999; NR.8501,
DATË 16.6.1999 DHE NR.8682, DATË 7.11.2000
Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Në ligjin nr.8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën”, ndryshuar me vendimin nr.2, datë
25.1.1999 të Gjykatës Kushtetuese dhe me ligjet nr.8453, datë 4.2.1999; nr.8501, datë 16.6.1999
dhe nr.8682, datë 7.11.2000, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 1 bëhen shtesat si më poshtë:
Pas paragrafit të tretë shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:
“Plani strategjik” është një proces pjesëmarrjeje në zhvillim, i cili, nëpërmjet një plani
afatmesëm, bashkërendon punën për arritjen e objektivave strategjikë, të përcaktuar nga
vendimmarrësit kryesorë të pushtetit vendor. Plani strategjik ndërthur aspektin fizik, atë financiar
dhe institucional. Veprimi i tij është i orientuar drejt menaxhimit të qendrës së banuar si një e tërë
ose, të paktën, të komponentëve të tij kryesorë: banimit, tokës, infrastrukturës, rigjener imit të
burimeve financiare, administrimit të përgjithshëm, duke synuar integrimin e tyre.”.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.