PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8449, DATË 27.1.1999 “KODI DOGANOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8473, DATË 14.4.1999
Ligji nr. 8999, datë 30 janar 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8999
- Data e miratimit
- 30 janar 2003
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 8, 25 shkurt 2003
- Hyn në fuqi
- 12 mars 2003
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 8, datë 2003-02-25
LIGJ
Nr. 8999, datë 30.1.2003
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8449, DATË 27.1.1999 “KODI DOGANOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8473, DATË 14.4.1999
Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 2 shkronja “d”, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.8449, datë 27.1.1999 “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë”, ndryshuar me ligjin nr.8473, datë 14.4.1999, bëhet ky ndryshim:
Neni 1
Pika 4 e nenit 199 të ligjit nr.8449, datë 27.1.1999, ndryshohet si më poshtë:
“4. Ministri i Financave mund të autorizojë hapjen e “Duty free shops”, (dyqane të çliruara nga taksat) në aeroporte, që ndodhen në zonën doganore të territorit doganor të Republikës së Shqipërisë, për shitjen e produkteve, me përjashtim nga detyrimet e importit.
Formalitetet dhe procedurat që ndiqen në këto raste përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”.
Neni 2
Dispozitë kalimtare
Pas pikës 4 të nenit 199 të ligjit nr.8449, datë 27.1.1999, shtohet pika 5 me këtë përmbajtje:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.