Ligj

PËR NJËSITË E MATJES DHE KONTROLLIN E MJETEVE MATËSE (METROLOGJINË)

Ligji nr. 8996, datë 30 janar 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 30 prill 2007.

Numri
8996
Data e miratimit
30 janar 2003
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 10, 10 mars 2003
Hyn në fuqi
25 mars 2003
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 10, datë 2003-03-10

LIGJ

Nr. 8996, datë 30.1.2003

PËR NJËSITË E MATJES DHE KONTROLLIN E MJETEVE MATËSE (METROLOGJINË)

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Ky ligj vendos rregullat për organizimin, funksionimin dhe zhvillimin e metrologjisë për përdorimin e Sistemit Ndërkombëtar të Matjeve (SI), si dhe për kontrollin e mjeteve matëse.

Neni 2

Në këtë ligj fjalët e mëposhtme kanë këto kuptime:

1. “Autorizim” kuptohet dhënia e së drejtës, për të kryer verifikime dhe kalibrime të mjeteve matëse në sferën e detyrueshme, subjekteve, publike ose private, vendase ose të huaja, që kryejnë veprimtari në Republikën e Shqipërisë.

2. “Certifikim” kuptohet veprimtaria nëpërmjet së cilës një palë e tretë dhe e pavarur dëshmon zyrtarisht se një produkt, proces ose shërbim është në përputhje me kërkesat e përcaktuara në udhëzimet metodike të Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë dhe Kalibrimit ose në standarde.

3. “Etalon” kuptohet masë matjeje, instrument matës, sistem matës, i paracaktuar që të realizojë, të ruajë ose të riprodhojë një njësi ose një a më shumë vlera të një madhësie, për t’ua transmetuar ato, me anë krahasimi, mjeteve të tjera matëse.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 22 maj 2006 · 9542 · Për disa ndryshime në ligjin nr.8996, datë 30.1.2003 “Për njësitë e matjes dhe kontrollin e mjeteve matëse (Metrologjinë)”
  2. 30 prill 2007 · 9721 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8996, DATË 30.1.2003 “PËR NJËSITË E MATJES DHE KONTROLLIN E MJETEVE MATËSE”

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.